Image of CDC Logo Image containing title: Tuberculosis Information CD-ROM   Image of people
 
1
jump over main navigation bar to content area
Home
TB Guidelines
Surveillance Reports
Slide Sets
TB-Related MMWRs and Reports
Education/Training Materials
Newsletters
Ordering Information
Help

U.S. Department of Health and Human Services logo

This is an archived document. The links are no longer being updated.

Tuberculosis Information - Albanian

This pamphlet was adapted by the Division of Tuberculosis Control, Virginia Department of Health from materials developed in 1993 by the New York State Department of Health. Click here for the English language version.

Informacion Per Tuberkulozin (1)                                     PDF

INFORMACION PER TUBERKULOZIN (1)

Kohėt e fundit tuberkulozi (TBC) ėshtė kthyer pėrsėri. Vitin e fundit u shfaqėn mė shumė se 4500 raste tė reja tė kėsaj sėmundjeje nė shtetin e Nju Jorkut. Dhe gjithashtu ka variacione tė reja tė TBC-sė qė janė tė vėshtira pėr t’u kuruar.

Kėtu janė disa nga pyetjet mė tė zakonshme rreth TBC-sė. Nė qoftė se do tė keni mė shumė pyetjeje pasi ta keni lexuar kėtė njoftim, flisni me doktorin tuaj ose Qendrėn Shėndetėsore Lokale.

NGA SE SHKAKTOHET TBC-ja?
TBC-ja ėshtė shkaktuar nga bakteria qė zakonisht infekton mushkėritė, por gjithashtu mund tė prekė edhe pjesė tė tjera tė trupit.

CILAT JANE SHENJAT E PARA TE TBC-sė
Shenjat e para tė sėmundjes sė TBC-sė pėrfshijnė temperaturė tė lartė djersitje gjatė natės, lodhje, humbje peshe, kollė e vazhdueshme dhe (ndonjėherė) nxjerrje gjak gjatė kollitjes.

ĒFARE ESHTE TESTI PER TBC-nė
Eshtė nje test i thjeshtė lėkure. Njė test pozitiv do tė thotė se personi ėshtė infektuar me TBC. Ka nevojė pėr mė shumė teste pėr tė parė nė qoftė se njė person ka sėmundjen e TBC-sė.

ĒFARE ESHTE NDRYSHIMI MIDIS INFEKSIONIT TE TUBERKULOZIT DHE SEMUNDJES SE TUBERKULOZIT
Njerėzit me infeksion TBC-je dalin me test pozitiv pėr TBC nė lėkurėn e tyre, por ato nuk janė tė sėmurė dhe ata nuk mund t’ia ngjisin sėmundjen tė tjerėve. Vetėm njerėzit e sėmurė me TBC mund t’ia ngjisin sėmundjen tė tjerėve.

KUSH E MERR TBC-nė?
Ēdo njeri i ēdo moshe mund ta marrė tuberkulozin. Por disa njerėz kanė njė rrezik mė tė madh. Kėtu pėrfshihen:

  • njerėz qė kanė qenė rreth e rrotull
  • njerėzve me sėmundjen e TBC-sė
  • tė varfėrit
  • tė pastrehėt
  • njerėzit nga vende ku ka shumė tuberkuloz
  • ata qė jetojnė nėpėr azile
  • personat e burgosur
  • alkolikėt dhe ata qė pėrdorin drogė
  • njerėzit me probleme mjekėsore ( tė tilla si diabeti dhe disa lloje kanceresh ) tė cilat dobėsojnė mundėsinė e tyre pėr tė luftuar sėmundjen
  • njerėzit me virusin HIV (virusi qė shkakton Sidėn)

Njerėzit me HIV janė nė rrezik po tė marrin tuberkulozin sepse sistemi i tyre i imunitetit ėshtė i dobėsuar, duke i lėnė ata tė paaftė pėr t’i rezistuar sėmundjes. Tė gjithė njerėzit qė kanė rrezik tė marrin TBC-nė duhet tė testohen. Testi mund tė bėhet nėpėrmjet doktorėve ose qendrave lokale shėndetėsore.

SI PERHAPET TUBERKULOZI
TBC-ja pėrhapet nė ajėr. TBC-ja shkon nė ajėr kur njė person qė ka sėmundjen e TBC-sė kollitet, teshtin ose flet. Ēdo njeri qė ėshtė rreth e pėrqark ndonjė personi me sėmundjen e TBC-sė mund tė infektohet, por zakonisht kalojnė disa ditė nga kontakti i afėrt. Ju nuk mund tė merrni TBC kur prekni mobilje, enė apo gilindera qė janė prekur nga personat qė kanė sėmundjen e TBC-sė.

ĒFARE ESHTE TRAJTIMI PER TBC-nė?
Doktorėt mund ta ndalojnė njė person me infeksion tuberkulozi nga marrja e sėmundjes sė TBC-sė me anė tė barnave qė duhet tė merren nga 6-12 muaj. Njerėzve me sėmundjen e TBC-sė u jepen tė paktėn dy barna, gjithashtu pėr 6-12 muaj.

ĒFARE ESHTE VARIACIONI I RI I TBC-sė
Disa pacientė me sėmundjen e TBC-sė nuk shėrohen me kurėn normale. Ky lloj quhet Tuberkuloz qė i reziston shumė barnave. Pėr kėtė lloj tuberkulozi, doktorėt pėrpiqen me shumė kombinime tė ndryshme barnash. Nė qoftė se ata nuk gjejnė kombinimin e duhur, pacienti mund tė vdesė.

Si pėrmbledhje, tuberkulozi i patrajtuar mund tė jetė njė sėmundje fatale. Por TBC-ja ėshtė pothuajse gjithmonė e shėrueshme. TBC-ja zakonisht nuk ėshtė njė kėrcėnim pėr jetėn tuaj po tė mos jeni nė njėrin nga grupet e rrezikshme. Megjithatė nė qoftė se ju mendoni se jeni nė rrezik ose keni ndonjė shkak pėr t’u merakosur, flisni me doktorin ose qendrėn shėndetėsore lokale.

This pamphlet was adapted by the Division of Tuberculosis Control, Virginia Department of Health from materials developed in 1993 by the New York State Department of Health. Click here for the English language version.

 


Released October 2008
Centers for Disease Control and Prevention
National Center for HIV/AIDS, Viral Hepatitis, STD, and TB Prevention
Division of Tuberculosis Elimination - http://www.cdc.gov/tb

Please send comments/suggestions/requests to: hsttbwebteam@cdc.gov, or to
CDC/Division of Tuberculosis Elimination
Communications, Education, and Behavioral Studies Branch
1600 Clifton Rd., NE - Mailstop E-10, Atlanta, GA 30333